Sharmi është thjesht i trashëguar, Enca sapo na tregoi prej kujt e ka marrë atë…

Shpeshherë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, shumë personazhe të njohur na prezantojnë me familjarët e tyre. Disa prej tyre i njihni e disa jo.
Vetëm pak më parë Enca ka publikuar një video teksa është duke drekuar me gjyshin e saj. Ai është duke ngrënë dhe Enca poi bën një video plot humor.
Përbri saj këngëtarja e “Dua” ka shkruajtur: “Unë e di prej kujt e kam marrë sharmin…”

Epo ne mund të themi se Enca ka të drejtë, pasi vetëm nga ai postim gjyshi i Encës duket një burrë mjaft i kujdesshëm dhe plot sharm. Rikujtojmë se Enca është shumë e rezervuar në postimet e saj me familjarët në rrjetet sociale, por teksa ka qenë me gjyshin nuk i ka rezistuar tundimit për ta bërë këtë postim./Blitz.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *