Fuqia e dyfishtë shëruese, gjethe dafinë me vaj ulliri

Përbërësit:
30 gramë gjethe dafine, 250 ml (një gotë) vaj ulliri
Përgatitja:
Së pari, copëtojini dhe shtypini gjethet e dafinës. Hidhini në një kavanoz qelqi dhe mbulojini me vaj ulliri. Mbylleni kapakun fort dhe lëreni në një vend të errët dhe të freskët për 14 ditë.
Herë pas here, shkundeni kavanozin e qelqit që të lejohet përzierja e njëjtrajtshme. Pas dy javësh kullojeni lëngun me një napë të pastër. Vajin shërues futeni në një shishe qelqi dhe mbajeni në një vend të ftohtë dhe të errët.
Si Përdoret Vaji Shërues
Vajin me dafinë mund ta ngrohni në avull dhe më pas ta përdorni të fërkoni kyçet dhe gjymtyrët që ju dhembin. Përveç kësaj, vajin shërues mund ta përdorni për të trajtuar ulçerën limfatike, migrenën dhe infeksionet e veshit. Nëse keni dhimbje të forta koke, aplikojeni në dy anët e kokës. Dhimbja do të ikë brenda pak kohe. Vlerat fantastike të vajit me dafinë. Shumë ekspertë janë të mendimit se vaji i ullirit me dafinë mund të zëvendësojë aspirinën sepse arrin të ulë temperaturën e trupit.
Ky vaj është shumë efikas kundër dhimbjeve të stomakut, zorrëve, problemeve me mëlçinë dhe veshkat apo për të përmirësuar oreksin. Ai rrit rezistencën e trupit ndaj infeksioneve dhe forcon imunitetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *