Zayn Malik “s’i ndahet zemra” nga Gigi Hadid, veprimi i tij i fundit na bëri të dyshojmë

Fshiu gjithçka që kishte të bënte me Gigin, por këtë detaj me siguri se keni vënë re!
Zayn Malik dhe supermodelja Gigi Hadid i dhanë fund lidhjes së tyre 2-vjeçare dhe për këtë njoftuan gjithë botën. Menjëherë pas ndarjes, Zayn e hoqi Gigin nga Instagrami i tij si nga lista e ndjekësve ashtu sikurse fshiu çdo foto. Sajti i njohur MTV njoftoi se e gjitha kjo ka ndodhur vetëm për faktin që Zayn të promovonte klipin e tij të ri që do të publikohet sot.
Pavarësisht ndarjes, është mirë të shohësh Zayn-in teksa bën atë që di të bëjë më mirë, muzikë. Nuk mund të presim deri sa të dëgjojmë këngën e cila me siguri ka të bëjë me ndarjen nga Gigi. Këto dyshime lindën kur pamë modelen që do të marrë pjesë në klipin e Zayn, nëse ngjan apo jo me Gigi Hadid, gjykojeni ju. Emri i saj është Sofia Jamora.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *