Neser ne Bixhoz me Dashuri-Rudra hap videon e festës, Anika dhe Shivai shqetësohen

Rudra njofton se celulari i tij ka regjistruar gjithçka nga festa. Shivai dhe Anika kujtojnë kërcimin dhe shqetësohen. Somia dhe Prinka i thonë Rudras mos ta hapë videon. Malika insiston që të shohë çfarë ka ndodhur. Shivai dhe Anika e pranojnë që mbajnë mend gjithçka çfarë ndodhi mes tyre dhe vendosin të ndalojnë të tjerët para se ta shohin videon. Anika bën sikur nuk ndihet mirë dhe bie. Shivai merr telefonin e Rudras.

Anika shkon tek ai dhe i thotë ta fshijë sepse çfarë ndodhi në festë ishte pa kuptim. Shivai thotë se po e fshin videon por në fakt po shikon momentin me Anikën. Anika e kap duke parë videon dhe të dy shohin pjesën kur komplimentuan njëri tjetrin dhe kur kërcyen. Ata fshinë videon. Gazetarët nxjerrin disa foto të Malikas dhe Shivait nga festa dhe thonë se ajo është kthyer me ish-të dashurin.

Malika qan. Ajo shkon merr disa rroba të Prinkas dhe i thotë Anikës se do largohet. Shivai shkon tek ajo dhe i thotë se ka mbështetjen e tij çfarë do që të ndodhë . Anika flet me Shivain dhe i thotë atij të marrë në telefon bashkëshortin e Malikas Sidartin dhe të flasë me të. Shivai në fillim refuzon por më pas pranon dhe e merr në telefon. Ai fillon grindet me Sidartin. Anika ja merr telefonin dhe flet me Sidartin. Ajo i thotë atij se Malika ka nevojë për të. Malika bëhet gati për të ikur. Sidart vjen në shtëpinë Oberoi.Permbledhja u krijua nga stafi ne perputhje te plote me serine e ardhshme te serialit , nese te pelqeu klikoni ne reklamat qe ndodhen me poshte , jane ne gjuhen angleze .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *