Ekspertët zbulojnë sa herë në javë duhet të laheni

Të bësh dush çdo ditë mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve infektive te njerëzit, paralajmërojnë ekspertët.
Larja e shpeshtë e trupit mund të zvogëlojë hidratimin e lëkurës, duke shkaktuar që ajo të bëhet më e thatë, gjë që lejon mikrobet të depërtojnë nën lëkurë, sipas ekspertes të sëmundjeve infektive Dr Elaine Larson nga Universiteti Columbia.
Ajo shton se shumica e njerëzve lahen sepse besojnë se kjo do të zvogëlojë rrezikun e prekjes nga sëmundjet, megjithatë, një dush nuk largon vetëm erën e trupit, por ndikon edhe në lëkurë.
Dr Brandon Mitchell profesor i dermatologjisë në Universitetin e George Washington shton se larja e shpeshtë largon nga lëkura vajrat e saj natyralë, të cilat mund të vrasin bakteret “e mira” që mbështesin sistemin imunitar të njerëzve. Sipas Dr Mitchell, një banjë një herë ose dy herë në javë zakonisht është e mjaftueshme për shumicën, duke shtuar: “Nuk është e nevojshme të bëhet dush çdo ditë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *