Youngstark implementon Workplace të Facebook brenda kompanisë IQ to Link

Bota profesionale po zhvillohet me shpejtësi të madhe. Vetëm duke krijuar një mjedis të mirë të punës, ne ju mundësojmë punëtorëve tanë të punojnë në mënyrë shumë më të shpejtë dhe më efikase.

Sot ne jetojmë në një botë shumë të shpejtë dhe të hapur, ku puna dhe jeta personale nuk dallojnë shumë nga njëra tjetra. Informatat kritike, shpeshherë mbesin të mbyllura në Inbox të e-mailit tuaj, CC në gjuhën e e-mailit reprezanton Carbon Copy, e cila është një teknologji më e vjetër se 70 vjet.

E-maili nuk është më social, nuk i përshtatet komunikimit në grup, nuk ka mundësi për chat dhe video call etj.

Zakonisht, në Inboxin tuaj ju jeni të mbingarkuar me informata të cilat nuk janë për interesin tuaj dhe është e vështirë të prioritizohen. E-mailat në grup, përditësimet me Newsletter, miratimet ose reagimet e ngadalta, nuk janë të krijuara për një botë që lëviz shpejtë.

Brenda 3 viteve të ardhshme, 50% e forcës së punës do të jenë adoleshentët! Lendrit dhe Jonas, nga kompanitë Youngstark dhe IQ to Link, ishin pjesëmarrës në “UK Workplace Transform”, një event i mbajtur në zyrat kryesore të Facebook në Londër.

“Duke krijuar një mënyrë kuptimplotë të komunikimit, organizata juaj është e gatshme t’i mbijetojë të ardhmes. Jeta jonë profesionale duhet të inspirohet nga e ardhmja. Në vend të e-mailit, Intranetit Statik ose Sistemeve për HR, ne kemi lëvizur në një mënyrë më të mirë të komunikimit, dhe jemi të gatshëm t’i ndihmojmë kompanitë tjera të kalojnë në Workplace”, ka thënë Lendrit Pula.Youngstark implementon Workplace të Facebook brenda kompanisë IQ to Link – synon tërë tregun e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *