Gjërat e çuditshme që vëmë bast se do t’i gjeni në çdo frigorifer shqiptari

Na duket shpesh se jemi të ndryshëm nga njëri tjetri, sidomos ne shqiptarët që me qejf e kemi që t’i ndajmë disa zakone sipas krahinave ku kemi origjinën, por në fund të ditës mbetemi shumë të ngjashëm pikërisht në gjërat që mendojmë dhe veprojmë njësoj. Nëse ka një detaj ku mund të dallosh për shembull shqiptarët është pikërisht frigoriferi i tyre.
Diçka që na vjen në mendje sapo kujtojmë frigoriferin e shqiptarve është se në shumicën e rasteve një frigorifer i mbushur plot e përplot tek ne drejtpërdrejt tregon mirëqenie (s’bëhet fjalë dmth që të jetë një familje fit që mban pak gjëra në frigorifer se menjëherë klasifikohen si familje pa ekonomi të mirë). Por përveç kësaj ka edhe të tjera gjëra që na dallojnë me një të parë të frigoriferit.

1 – Çdo shqiptar ka në frigoriferin e tij një shishe qumshti që është e përshtatur. E përshtatur = një bidon e një pije freskuese. Edhe në rast se nuk e shihni logon e pijes freskuese sepse dikush e ka hequr amballazhin dhe shihni vetëm një shishe transparente me qumësht brenda, e keni çelësin e sekretit tek tapa që është përdorur. Aty e gjeni fare mirë se çfarë ajo shishe ka qenë në jetën e saj të parë.

2 – Djath i bardhë i zhytur në shëllirë. Ok, kam një kërkesë publike për mamin tim: “Kur do vijë dita që tasi i djathit të bardhë të mos zërë minimalisht dy kate te frigoriferit?”. Pra me pak fjalë, çdo shqiptar e ka me shumë qejf pjesën prerjes së djathit të bardhë dhe mbajtjes së tij në ujë. Kur mbaron djathi, ndërrohet zakonisht edhe uji brenda në tasin gjigand ku shpesh rastisim të vendosim pjata të tjera sipër dhe do dhunti të mëdha ekuilibri që të mos rrëzosh diçka sipër tasit të djathit dhe të bësh gjëmën.

3 – Një kos gjysmë i përdorur që i është ruajtur kapaku. Kosi mund dhe të vazhdojë të thartohet sepse askush se përdor më, por deri në larjen e përgjithshme të frigoriferit, ai kos i ngrënë gjysmë nuk do të hidhet në koshin e plehrave! Guxo dhe hap një tjetër kuti kosi pa mbaruar atë që është nisur, do kthehesh në armikun nr.1 të mamit në shtëpi.

5-Një pjatë (ose tenxhere) me gjellën e dy ditëve me parë. S’mund të hidhet kurrsesi gjella e para dy ditëve nëse nuk është përfunduar dhe fshirë mirë. Në rastin e fasuleve, atëherë proçedohet kështu: Në rast se fasulet s’kanë mbaruar edhe pasi mami në shtëpi i ka dhënë secilit nga dy pjata me zor, të nesërmen gatuhet pilaf që të shoqërohet me fasulet e ngelura. Dhe në rast se ende kanë ngelur disa fasule, atëherë bëhet edhe një byrek me fasule nga fundi i javës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *