Martohet në jetën reale çifti i njohur i Stina e qershive?

Lajmi se dy aktorët e “Stina e qershive”, Ozge Gurel dhe Serkan Cayoglu ishin në një marrëdhënie dashurie gëzoi mijëra fansa të dy aktorëve. Pasi kaluan disa ditë pushimi në Tajlandë, po qarkullojnë zëra se Ozge Gurel dhe Serkan Cayogly po përgatiten për martesë. Çifti është parë të vizitojë një dyqan mobilerish dhe mendohet se kanë nisur të arredojnë shtëpinë e tyre. Gjithashtu ata janë duke vendosur për detaje të ceremonisë së dasmës. Disa muaj më parë ata prezantuan njëri-tjetrin me familjet respektive. Ndoshta është koha që dashuria e tyre të finalizohet me një dasmë!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *