Bashkëpunuan për një projekt; ja çfarë tha modelja e Victoria Secret për Kivanc Tatlitug

Kivanc Tatlitug u zgjodh si imazh i një marke të njohur së bashku me modelen e famshme të Victoria Secret, Romee Strijd. Projekti u mirëprit shumë mirë dhe reklama e realizuar prej tyre ishte shumë e bukur. Por tani që çdo gjë mbaroi çfarë kanë thënë dy emrat e njohur të ekranit për njëri-tjetrin?

E në fakt duket se 22 vjeçarja joshëse ruan simpati për aktorin turk. “Puna me të më pëlqeu shumë. Ishte miqësor, i komunikueshëm dhe shumë profesional. Rezultati i projektit ishte shumë i mirë dhe për këtë jam shumë e kënaqur” – ka thënë Rommee.

I pyetur për projektet që ka realizuar ndër vite, Kivanc është shprehur: “Me kalimin e kohës kuptoj se karriera ime ka qenë shumë e mirë. Këto kanë qenë vite të qeta, të lumtura dhe të mbushura me motivim”.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *